Kina nis fushatën për të rritur angazhimin në sektorët e kulturës dhe turizmit
2023-04-16 11:48:54

Foto nga VCG

Kina ka nisur një fushatë për të rritur angazhimin në sektorët e kulturës dhe turizmit, sipas një qarkoreje të publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Fushata, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit, synon gjithashtu të sigurojë që qytetarët të përfitojnë nga kjo nismë.

Qarkorja kërkon formulimin dhe zbatimin e masave për subvencionimin e konsumatorëve dhe lehtësimin e vështirësive me të cilat përballen sipërmarrjet e vogla dhe mikro, shkruan “China Daily”.

Departamenteve administrative të kulturës dhe turizmit në të gjithë vendin u kërkohet të bashkëpunojnë me institucionet financiare, platformat e e-commerce, platformat e mediave të reja dhe organizata të tjera në zhvillimin e një sërë aktivitetesh për promovimin e argëtimit.

Qarkorja kërkon gjithashtu më shumë aktivitete si koncerte, festivale muzikore dhe ekspozita. (Irma)