< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kejsi Tola prezanton albumin e ri muzikor
2023-04-16 12:14:04

Këngëtarja Kejsi Tola  rikthehet në muzikë me një projekt të ri muzikor, pas një pauze të gjatë. Ajo ka publikuar këngën e re “What You Want” në gjuhën angleze. Ky projekt shoqërohet me videoklip, ku Kejsi shfaqet në formë  mjaft të mirë. Producent i këngës është Matteo Stefani ndërsa teksti u shkrua nga Kejsi bashkë me tekstshkruesit e tjerë Marty James Garton, Lionchld dhe Space Primtates. Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj. Ndërkohë projekti është i pari nga albumi i saj “Iluminous”, të cilin e paralajmëroi të  mërkurën. “Iluminous” është albumi i parë për Kejsin,  e cila ka qëndruar larg muzikës për më shumë se dy vite. Ajo ka shkruar në Instagram: “Është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe kjo është arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë dhe jam shumë e lumtur dhe e emocionuar . Ishte momenti për ta ndarë me të gjithë!!!

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree