Zëvendëskryeministri kinez kërkon avancimin e prodhimit bujqësor pranveror
2023-04-16 14:03:00

Foto nga VCG

Zëvendëskryeministri kinez, Liu Guozhong, ka kërkuar avancimin e prodhimit bujqësor pranveror dhe forcimin e shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore rurale, për të garantuar sigurinë kombëtare të ushqimit dhe shëndetin e njerëzve për të forcuar rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike, shkruan “China Daily”.

Ndërsa inspektoi provincat lindore kineze të Anhui dhe Zhejiang, ku vizitoi fermat familjare, kooperativat dhe ndërmarrjet e farës, ai tha se sigurimi i prodhimit bujqësor pranveror është vendimtar për të arritur një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me drithëra dhe produkte të tjera të rëndësishme bujqësore gjatë gjithë vitit.

Ai gjithashtu inspektoi spitalet e nivelit të qarkut, klinikat mjekësore të nivelit të qytetit dhe klinikat dhe qendrat e fshatrave për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.

“Përmirësimi i sistemit mjekësor dhe të kujdesit shëndetësor rural është një kërkesë urgjente për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe avancimin e ndërtimit të një Kine të shëndetshme në një mënyrë të gjithanshme, si dhe një detyrë e rëndësishme për promovimin e gjithanshëm të rivitalizimit rural”,- tha Liu. (Irma)