Kina deportoi 351.000 të huaj në 5 vjet
2023-04-16 12:22:11

Foto nga VCG

Gjatë pesë viteve të fundit, autoritetet kineze janë marrë me 528.800 të huaj që kanë hyrë, qëndruar ose punuar ilegalisht në vend, duke deportuar 351.000 prej tyre, njoftoi përmes një deklarate Administrata Kombëtare e Emigracionit, citon “Xinhua”.

Qëkur Kina nisi reformat e sistemit të administrimit të emigracionit në vitin 2018, autoritetet përkatëse kanë kapur rreth 287.000 persona të dyshuar për shkelje të rregullave të menaxhimit të kufirit të vendit, sipas administratës.

Agjencitë e administrimit të Emigracionit, si dhe Policia në mbarë vendin, kanë goditur 70.200 raste që përfshijnë vepra penale në këtë drejtim gjatë kësaj periudhe.

Këto masa kanë ndihmuar në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe një rendi të shëndoshë hyrje-dalje, duke i shërbyer kështu hapjes me standarde të larta dhe zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës, thuhet në deklaratë. (Irma)