Investimi i Kinës në ruajtjen e ujit u rrit me 76.2 për qind në tremujorin e parë
2023-04-16 12:02:18

Foto nga VCG

Kina investoi 189.8 miliardë juanë (rreth 27.67 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të vitit, duke u rritur me 76.2 për qind në baza vjetore, deklaroi zëvendësministri i Burimeve Ujore, Wang Daoxi.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe në mbarë vendin filluan 7239 projekte të reja të ruajtjes së ujit, përfshirë 11 të mëdha, 1948 më shumë se vitin e kaluar, citon “Xinhua”.

Ndërtimi i projekteve të ruajtjes së ujit krijoi 700.000 vende pune gjatë tremujorit të parë, duke përfshirë 510.000 për punëtorët e zonave rurale.

Duke vënë në dukje se ministria është përpjekur të kanalizojë më shumë fonde fiskale në ndërtimin e projekteve të ruajtjes së ujit, Wang tha se janë rritur po ashtu edhe inputet financiare nga burime të tjera si obligacionet speciale të qeverisë lokale dhe kapitali privat.

Ai theksoi se vendi do të vazhdojë të përshpejtojë ndërtimin e projekteve të ruajtjes së ujit dhe të promovojë në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit. (Irma)