Pse biznesmenët janë optimistë për Kinën? Ky panair dha përgjigjen
2023-04-16 14:41:25


Foto nga VCG

“Më pëlqen Kina, ka potencial të madh për zhvillim këtu”. Kështu tha për CMG-në Guido M. Ognibeni, kreu i një marke kozmetike italiane, pjesëmarrës në Panairin e 3-të Ndërkombëtar të Mallrave të Konsumit në Kinë të mbajtur nga 10 deri më 15 Prill në Hainan të Kinës.

Ka shumë biznesmenë të huaj që janë optimistë për Kinën si ai. Ky panair është ekspozita e parë e madhe ndërkombëtare e mbajtur në Kinë pas përmirësimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Ai tërhoqi më shumë se 4.000 produkte të konsumit nga më shumë se 60 vende dhe rajone në mbarë botën. Brenda 6 ditëve u zbuluan intensivisht shumë produkte të reja dhe cilësore të cilat u pëlqyen shumë prej vizitorëve dhe blerësve që morën kanë pjesë në këtë panair.

“Kjo është hera e dytë që ne marrim pjesë në këtë panair dhe efekti i seancës së fundit ishte shumë i mirë. Këtë herë sollëm dy orë të shiten për herë të parë. Nuk e prisja që shumë njerëz t'i blinin aq shpejt, sapo u ekspozuan". Cai Zongfu, shefi ekzekutiv i rajonit Azi-Paqësor për markën zvicerane të orëve ROMAGO tha se kërkesa në tregun kinez është e madhe.

Aktualisht, Kina është tregu i dytë më i madh i konsumit të mallrave në botë dhe tregu më i madh në internet i shitjes me pakicë. Proporcioni i shpenzimeve të konsumit final në PBB-së ka mbetur mbi 50 për qind për 12 vite rradhazi. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e mbajtur në fund të vitit të kaluar propozoi që të bëhen përpjekje për zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe t'i jepet përparësi rimëkëmbjes dhe zgjerimit të konsumit. Në tremujorin e parë të këtij viti, tregu i konsumit në Kinë u rikuperua në mënyrë të qëndrueshme. Kjo ofron më shumë mundësi për kompanitë nga e gjithë bota për të hyrë në tregun kinez.

Foto nga VCG

Vitet e fundit, tendenca e përmirësimit të konsumit të Kinës ka qenë e dukshme dhe "risia e konsumit" është bërë një fjalë kyçe e panairit të këtij viti. Eiji Okada, drejtor i Zyrës së Përfaqësimit të Guangzhou të Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë, tha se kjo është pjesëmarrja më e madhe e kompanive japoneze. “Me rritjen e nivelit të jetës së kinezëve, tregu i mallrave të konsumit ka një hapësirë edhe më të madhe për zhvillim." – thotë Gianpaolo Bruno, Koordinator i Përgjithshëm i Kinës në Këshillit Italian të Tregtisë së Jashtme, i cili beson se përveç mallrave me cilësi të lartë, kompanitë duhet t'u ofrojnë konsumatorëve kinezë edhe një stil të ri jetese.

Foto nga VCG

Për shumë kompani të huaja, ky panair jo vetëm është një platformë për të shfaqur produktet, por edhe një mundësi për të krijuar të ardhmen. Që nga panairi i parë i mbajtur në 2021-in, gjithnjë e më shumë kompani ndërkombëtare të mallrave të konsumit janë vendosur në Hainan dhe janë integruar në ndërtimin e Qendrës Ndërkombëtare të Turizmit dhe Konsumit. Në sytë e këtyre kompanive, mjedisi i hapur dhe gjithëpërfshirës i biznesit me cilësi të lartë të Kinës dhe hapja e Portit të Tregtisë së Lirë Hainan u japin atyre mundësi të vendosen në Kinë.  Oranuch Wannapinyo, Konsullja Tregtare e Seksionit Tregtar të Konsullatës së Përgjithshme Tajlandeze në Guangzhou, tha se falë platformave të hapura si Panairi Ndërkombëtar të Mallrave të Konsumit, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë në 2022-in mes Tajlandës dhe Hainanit është rritur  92 për qind në krahasim me një vit më parë.

Këtë vit, Kina do të vazhdojë të promovojë hapjen e nivelit të lartë. "Përmirësimi i cilësisë dhe nivelit të bashkëpunimit tregtar dhe investues", "rritja e hapjes së industrisë moderne të shërbimeve", "zbatimi i trajtimit kombëtar të ndërmarrjeve të financuara nga jashtë"...dhe një sërë masash do t'u ofrojnë biznesmenëve të huaj hapësirë më të madhe zhvillimi dhe mjedis më të sigurt zhvillimi. (Çang Çuo)