Përshëndetje, të gjithëve. Jam Burimi, gazetar kinez që flet shqip.
Pas lindjes së qytetërimit industrial dhe modernizimit, mënyra se si të shmangen kostot e mëdha ekologjike dhe mjedisore ndërsa zhvillohet me shpejtësi produktiviteti, ka qenë një problem i vështirë në historinë e modernizimit botëror.
Vitet e fundit, Kina po promovon ndërtimin e sistemit të energjive të reja me masa të ndryshme. Sipas "Bloomberg"-ut, ndër dhjetë kompanitë prodhuese të turbinave të erës me kapacitet të shtuar më të lartë në vitin 2022, gjashtë prej tyre janë kompani kineze. Në vitin 2022, Kina ishte tregu më i madh në botë për energjinë e erës, duke e tejkaluar tregun e dytë më të madh, ShBA-në, me rreth 40 GW.
Për shembull, në Kinë mund të shihen shpesh turbina ere ose panele fotovoltaike në shkretëtirë. Në shkretëtirën e shtatë më të madhe në Kinë, Kubuqi, po ndërtohet baza e energjisë së erës dhe energjisë diellore. Kjo do të jetë baza e tillë më e madhe në shkretëtirë në botë. Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i kësaj vepre arrin në 16 milionë kwh, dhe ajo mund të kursejë rreth 6 milionë tonë qymyr.
Industria është një ndër fushat e rëndësishme të konsumit të energjisë dhe lëshimit të karbonit. Në vitet e fundit, Kina ka vazhduar të promovojë ruajtjen e energjisë dhe uljen e karbonit në fushën industriale dhe treguesit e konsumit energjetik kanë vazhduar të bien.
Njëkohësisht, Kina po nxit zhvillimin me cilësi të lartë të automjeteve me energji të reja. Në tremujorin e parë të sivjetshëm, vëllimi i prodhimit dhe i shitjes së automjeteve me energji të re në Kinë arriti përkatësisht në 1.65 milion dhe 1.586 milion, duke u rritur 27.7 dhe 26.2 për qind. Gjatë kësaj periudhe, Kina eksportoi 248 mijë automjete me energji të reja, me një shtim prej 70.6 për qind.
Të dashur miq, mund të zbulojmë se zhvillimi i gjelbër është bërë shprehja kyçe për transformimin e industrisë prodhuese të Kinës. Modernizimi i stilit kinez jo vetëm fokusohet te zhvillimi ekonomik, por edhe te bashkëjetesa harmonike ndërmjet njeriut dhe natyrës. Nga unë Burimi, shihemi herën tjetër!