CMG-ja, intervistë të posaçme me presidentin e Brazilit
2023-04-15 14:02:37

Në mandatin e tij të tretë si presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva shpreson të riformësojë vendin e tij në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë më nga uria. Ai udhëhoqi një delegacion gjatë vizitës së tij në Kinë, në 100 ditët e para të marrjes së detyrës, duke shpresuar të mësonte nga përvoja e Kinës në zhvillimin e shpejtë. Duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe duke mbrojtur një lloj të ri qeverisjeje, ai pret që vendet në zhvillim të punojnë së bashku për të ndërtuar një botë më të drejtë. Presidenti brazilian pranoi një intervistë të posaçme me CMG.