Auto Shanghai 2023 do të mbahet në fund të prillit
2023-04-15 12:01:41

Foto nga VCG

Ekspozita e 20-të Ndërkombëtare e Industrisë së Automobilave në Shangai është planifikuar të mbahet nga 18 deri më 27 prill, njoftoi organizatori i eventit, citon “Xinhua”.

Ekspozita, e njohur gjithashtu si Auto Shanghai 2023, është ekspozita e parë ndërkombëtare e automjeteve të klasit A që mbahet në Kinë qëkur vendi optimizoi përgjigjen ndaj Covid-19.

Mbi 1000 ndërmarrje nga e gjithë bota janë regjistruar për të marrë pjesë në ekspozitën e makinave në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave dhe Konventave në Shangai. Qendra ka 13 salla të brendshme ekspozite dhe shtrihet në një sipërfaqe totale ekspozimi prej më shumë se 360.000 metra katrorë.

Organizatori i eventit bëri të ditur se ky panair do të injektojë besim dhe vitalitet të madh në tregun global të automjeteve. (Irma)