Sllovenia zgjat kufirin në çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit
2023-04-15 14:20:03

Foto nga VCG

Qeveria e Sllovenisë zgjati kufijtë e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror për qytetarët, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme deri në fund të këtij viti, në përpjekje për të lehtësuar barrën e krizës globale të energjisë mbi ekonominë dhe popullsinë.

Kufiri i çmimeve u prezantua vitin e kaluar. Ato do të qëndronin në fuqi deri më 30 qershor të këtij viti për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe 31 gusht për familjet, bizneset e vogla dhe përdoruesit e tjerë të mbrojtur, shkruan “Xinhua”.

Për familjet, çmimi maksimal i energjisë elektrike aktualisht është 118 euro (130 dollarë amerikanë) për megavat-orë (MWh) dhe ai i gazit natyror është 73 euro për MWh. Çmimi maksimal i energjisë elektrike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është 217 euro për MWh.

“Qeveria po ndihmon familjet të përballen me çmimet e larta të energjisë dhe po mundëson financim të qëndrueshëm dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi deri në fund të vitit 2023 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”,- deklaroi ministri i Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer.

Qeveria pret që kufijtë e çmimeve të ndihmojnë gjithashtu në uljen e inflacionit vjetor, i cili pothuajse është dyfishuar gjatë vitit të kaluar, duke arritur në 10.5 për qind në mars, nga 5.4 për qind në mars 2022. (Irma)