Balluku: Prodhuesit shqiptarë kanë rol të pazëvendësueshëm në ekonomi
2023-04-15 13:58:05

Foto nga ATSH

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, deklaroi se dialogu i vazhdueshëm me grupet e interesit është instrument parësor i qeverisë shqiptare për të adresuar në mënyrën më të mirë shqetësimet, planet dhe strategjitë e sektorëve jetik për vendin.

Gjatë një takimi të organizuar me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, Balluku bëri të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale, se u diskutua mbi problematikat dhe propozimet e prodhuesve shqiptarë, me synim krijimin e një klime sa më favorshme për të gjithë këtë sektor, citon “ATSH”.

Sipas zëvendëskryeministres, ky sektor ka një rol të pazëvendësueshëm në ekonominë shqiptare. (Irma)