Investimi i kompanisë kineze COFCO në Brazil i kalon 2.3 miliardë dollarë
2023-04-15 11:54:01

Foto nga VCG

Kompania kryesore bujqësore dhe ushqimore e Kinës “COFCO Corporation” ka investuar mbi 2.3 miliardë dollarë amerikanë në Brazil që nga viti 2014, sipas të dhënave të publikuara nga kompania, cituar nga “Xinhua”.

“COFCO Corporation” është bërë një nga eksportuesit dhe përpunuesit kryesorë të Brazilit të misrit, sojës dhe sheqerit të papërpunuar.

Në vitin 2022, kompania shiti 33 milionë tonë produkte bujqësore në Brazil dhe regjistroi të ardhura prej 5.4 miliardë dollarë amerikanë.

Për tre vitet e fundit, “COFCO Corporation” ka importuar 34 milionë tonë produkte bujqësore nga Brazili, me një vlerë totale importi prej 19 miliardë dollarë amerikanë.

Sipas kompanisë, importimi i produkteve bujqësore braziliane me cilësi të lartë në Kinë jo vetëm që zgjidh çështjen e shitjeve të produkteve bujqësore për fermerët brazilianë, por gjithashtu plotëson kërkesën e brendshme të Kinës për produkte bujqësore, duke arritur kështu përfitime reciproke dhe rezultate të favorshme. (Irma)