Hainani ka pasur rritje të tregtisë së jashtme në 5 vitet e fundit
2023-04-15 10:48:50

Foto nga VCG

Provinca Hainan e Kinës jugore ka dëshmuar rritje të shpejtë të tregtisë së jashtme gjatë pesë viteve të fundit, duke bërë hapa të fortë për t'u zhvilluar në një port të tregtisë së lirë të nivelit të lartë (FTP).

Lyu Daliang, zëdhënës i Administratës së Përgjithshme të Doganave, deklaroi se importet dhe eksportet e kombinuara të mallrave shënuan një rritje mesatare vjetore prej 23.4% në pesë vitet e fundit, duke tejkaluar 200 miliardë juanë (rreth 30 miliardë dollarë amerikanë) për herë të parë në vitin 2022, shkruan “Xinhua”.

Sipas tij, në tremujorin e parë të këtij viti, tregtia e jashtme e Hainanit arriti një nivel të ri prej 57.74 miliardë juanë, 32.5 për qind më shumë në baza vjetore.

Rritja e qëndrueshme e tregtisë së Hainanit erdhi pasi Kina vendosi të zhvillojë të gjithë ishullin në një zonë pilot të tregtisë së lirë pesë vjet më parë, duke eksploruar gradualisht dhe duke promovuar në mënyrë të qëndrueshme krijimin e një FTP-je me karakteristika kineze.

Gjatë kësaj periudhe, numri i kompanive të përfshira në tregtinë e jashtme në Hainan u rrit nga më pak se 600 në mbi 1500, me ndërmarrjet private që ishin forca kryesore në rritjen e tregtisë së jashtme të zonës.

Hainani tani tregton me afro 180 vende dhe rajone, nga më pak se 160 pesë vjet më parë. Provinca ka ruajtur rritje të fuqishme tregtare me partnerët kryesorë, duke përfshirë Bashkimin Europian, Japoninë dhe Brazilin. (Irma)