Eksperti turk: Ekspozita CICPE dëshmon se Kina ka një rol të madh në botën digjitale
2023-04-15 12:08:11

Foto nga VCG

Organizimi i Ekspozitës së tretë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit në Kinë (CICPE), me pjesëmarrje të jashtëzakonshme globale, ka dëshmuar se Kina do të luajë një rol më të madh në botën e re digjitale, deklaroi Murat Tufan, një analist me transmetuesin turk “Ekoturk”, gjatë një interviste për “Xinhua”.

Ai tha se ekonomia e Kinës është zgjeruar, duke premtuar një perspektivë optimiste dhe duke joshur kompanitë me ndikim global për të eksploruar mundësitë e biznesit me kolegët e tyre kinezë.

“Në kuadrin e kësaj tabloje optimiste, ne shohim në këtë ekspozitë shumë marka globale me ndikim në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë mallrat shtëpiake, për modën, dizajnet dhe automobilat”,- vuri në dukje ai.

CICPE filloi të hënën në provincën ishullore Hainan të Kinës jugore, duke shfaqur mbi 3300 marka të cilësisë së lartë nga 65 vende dhe rajone.

Tufan beson se mjetet teknologjike me cilësi të lartë, aktivitetet e përhapura të tregtisë elektronike dhe produktet e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin do të dominojnë botën e re, duke krijuar individë të rinj modernë digjitalë.

Sipas tij, ekspozita do të ndihmojë në dizajnimin e markave dhe produkteve me mjete të gjeneratës më të re për individët modernë, ndërkohë që do të reduktojë varësinë nga karburanti.

Eksperti tha se produktet e ekspozuara simbolizojnë një transformim të markave për të përmbushur nevojat e individëve të rinj, të ashtuquajturit njerëz digjitalë.

Ai vuri në dukje se Kina ka teknologji të fuqishme me aftësi të forta prodhimi dhe njohuri. (Irma)