Njësia logjistike e “Alibaba”, “Cainiao”, nënshkruan marrëveshje me “Brazil Post”
2023-04-15 14:00:48

Foto nga VCG

Rrjeti “Cainiao”, njësia logjistike e liderit të teknologjisë kineze “Alibaba”, njoftoi se ka nënshkruar një partneritet strategjik me “Brazil Post”, shërbimin kombëtar postar të Brazilit, për të thelluar bashkëpunimin në teknologjinë ndërkombëtare ekspres dhe atë logjistike, shkruan “China Daily”.

Të dy kompanitë do të kryejnë bashkëpunim në fusha të tilla si ngarkesat ajrore globale, infrastruktura lokale logjistike dhe teknologjia e logjistikës digjitale, do të forcojnë ndërtimin e rrjeteve të dërgesave ekspres në Brazil, si dhe do të optimizojnë së bashku shërbimet logjistike të importit dhe eksportit.

Aktualisht, Cainiao operon tetë fluturime të çarteruara Kinë-Brazil në javë dhe ka nisur qendrën e saj të parë të shpërndarjes në Brazil, me rrjetin e tij të dërgesave ekspres që përfshin mbi 1000 qytete braziliane.

Kompania ka vazhduar theksin e saj në zhvillimin e infrastrukturës logjistike globale me zgjerimin e qendrave të shpërndarjes jashtë shtetit në 15, si dhe ngritjen e magazinave jashtë shtetit, objektet e shpërndarjes dhe marrjes së vetë-operuar. (Irma)