Eksperti: Kina, lokomotivë e rritjes ekonomike botërore
2023-04-15 14:26:08

Foto nga VCG

Kina është lokomotiva e rritjes ekonomike botërore për shkak të përparimit të saj të jashtëzakonshëm në shkencë, teknologji, inovacion dhe kapacitet eksporti, deklaroi ekonomisti Manuel Jose Alves da Rocha, drejtor i Qendrës për Studime dhe Kërkime Shkencore në Universitetin Katolik të Angolës. Sipas tij, asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kinën për sa i përket dinamizmit ekonomik, citon “China Daily”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron Kinën një kontribues kyç në rritjen globale në vitin e ardhshëm, pasi ekonomia e saj parashikohet të rritet me 5.2 për qind në vitin 2023 dhe 4.5 për qind në 2024-n.

“Fakti që një ekonomi me madhësinë e Kinës po rritet me 5 për qind deri në 6 për qind është absolutisht domethënëse”,- tha ekonomisti.

Hulumtimi mbi ekonominë kineze duhet të fokusohet jo vetëm në të dhënat ekonomike të një viti të caktuar, por edhe në dinamikën e zhvillimit, tha ai, duke vënë në dukje se vendet afrikane, duke përfshirë Angolën, mund të mësojnë nga modeli kinez përtej huave dhe granteve të Kinës.

Ekonomisti theksoi se zhvillimi i infrastrukturës ka qenë çelësi i rritjes ekonomike të Kinës dhe një faktor i rëndësishëm në bashkëpunimin e Kinës me vendet afrikane. (Irma)