Kinë: Investimet për administrimin e ujit, rritje 76.2 % në tremujorin e parë
2023-04-14 19:00:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina investoi 189.8 miliardë juanë (rreth 27.67 miliardë dollarë amerikanë) për administrimin e ujit në tremujorin e parë të këtij viti, 76.2 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme, bëri të ditur të premten zëvendësministri i Burimeve Ujore Wang Daoxi.

 

7 239 projekte të reja të administrimit të ujit, duke përfshirë 11 projekte të mëdha, filluan në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe, 1 948 më shumë se në janar-marsin e vitit të kaluar, tha Wang në një konferencë shtypi.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërtimi i projekteve të administrimit të ujërit krijoi 700 000 vende pune gjatë tremujorit të parë, duke përfshirë 510 000 për punëtorët ruralë.

 

Duke vënë në dukje se ministria është përpjekur të japë më shumë fonde fiskale për ndërtimin e veprave të administrimit të ujit, Wang Daoxi theksoi se edhe kontributet financiare nga burime të tjera, si bonot e posaçme të organeve të pushtetit vendor dhe kapitali privat, janë zgjeruar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Sipas tij, Kina do të vazhdojë të përshpejtojë ndërtimin e projekteve të administrimit të ujit dhe do të nxisë vazhdimisht zhvillimin me cilësi të lartë të këtij sektori.