“Sinopec” blen 1.25% të aksioneve në projektin e fushës së gazit të “QatarEnergy”
2023-04-14 14:54:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Sinopec”, rafineria më e madhe e naftës në Kinë, njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me “QatarEnergy” për të blerë 1.25 për qind të aksioneve në projektin e zgjerimit të fushës veriore të gazit të kësaj të fundit, përcjell “Xinhua”.

Me një investim total prej 28.75 miliardë dollarë amerikanë, projekti i zgjerimit është projekti më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe pritet të fillojë prodhimin në vitin 2026.

Sipas kompanisë, ky projekt do të rrisë eksportet vjetore të LNG të Katarit nga 77 milionë tonë në 110 milionë tonë.

““QatarEnergy” është një nga partnerët më të rëndësishëm të “Sinopec”. Bashkëpunimi do të ndihmojë në optimizimin e strukturës së konsumit të energjisë të Kinës dhe në rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe besueshmërisë së furnizimit me energji të pastër të Kinës”,- deklaroi Ma Yongsheng, drejtor i “Sinopec”.

Në nëntor 2022, “Sinopec” nënshkroi një marrëveshje 27-vjeçare për të blerë LNG nga “QatarEnergy”, sipas së cilës, “QatarEnergy” do të furnizonte 4 milionë tonë LNG në vit për “Sinopec”. (Irma)