Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës takohet me kreun e Rezervës Federale të ShBA-së
2023-04-14 15:42:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Yi Gang u takua me kryetarin e Rezervës Federale të ShBA-së Jerome Powell të martën në Uashington, ku ata ndodheshin për të marrë pjesë në Takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)/Bankës Botërore, sipas një deklarate nga Banka Popullore e Kinës të premten.

Të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi gjendjen ekonomike e financiare të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.