FMN kërkon një politikë më të ashpër fiskale për të ndihmuar në zbutjen e inflacionit
2023-04-14 11:25:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u kërkoi politikëbërësve fiskalë të miratojnë politika fiskale më të rrepta për të ndihmuar bankat qendrore të luftojnë inflacionin.

“Në mes të inflacionit të lartë, shtrëngimit të kushteve të financimit dhe borxhit të ngritur, politikëbërësit duhet të kenë prioritet mbajtjen e politikës fiskale në përputhje me politikat e bankës qendrore për të promovuar çmimet dhe stabilitetin financiar”,- njoftoi FMN-ja ndërsa publikoi Raportin e Monitorimit Fiskal, citon “Xinhua”.

Raporti argumentoi se shumë vende do të kenë nevojë për një qëndrim të shtrënguar fiskal për të mbështetur procesin e vazhdueshëm të dezinflacionit, veçanërisht nëse inflacioni i lartë rezulton më i vazhdueshëm.

Ndërkohë, FMN vuri në dukje se politikat fiskale më të rrepta kërkojnë rrjeta sigurie të synuara më mirë për të mbrojtur familjet më të cenueshme, duke përfshirë adresimin e pasigurisë ushqimore, duke përmbajtur rritjen e përgjithshme të shpenzimeve.

Sipas Monitorit Fiskal të sapopublikuar, pas rritjes historike të borxhit publik të vitit 2020 në gati 100 për qind të PBB-së për shkak të tkurrjes ekonomike dhe mbështetjes masive të qeverisë, deficitet fiskale që atëherë janë ulur.

Në dy vitet e fundit, borxhi global shënoi rënien më të madhe në dekada dhe qëndroi në 92 për qind të PBB-së në fund të vitit të kaluar, që është ende rreth 8 pikë përqindjeje mbi parashikimet para pandemisë.

FMN-ja u bëri thirrje politikëbërësve të shtojnë përpjekjet për të zhvilluar korniza fiskale të besueshme të bazuara në rrezik, që reduktojnë dobësitë e borxhit me kalimin e kohës dhe krijojnë hapësirën e nevojshme për të trajtuar goditjet e ardhshme. (Irma)