Xi: Marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme Kinë-Brazil, rol të rëndësishëm pozitiv për botën
2023-04-14 21:05:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite në Pekin bisedime me presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, që ndodhet në Kinë për vizitë shtetërore.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë bisedimeve, Xi vuri në dukje që sivjet është viti i parë që Kina zbaton në mënyrë të gjithanshme frymën e Kongresit të 20-të të PKK-së. Sipas tij, në fazën e re të marshimit, Kina është e përqendruar në zhvillimin me cilësi të lartë, po përshpejton formimin e modelit të ri të zhvillimit dhe po nxit hapjen me nivel të lartë me botën e jashtme, e kjo do të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për vendet e botës, duke përfshirë edhe Brazilin. “Jam i bindur që marrëdhëniet e shëndetshme e të qëndrueshme Kinë-Brazil do të luajnë një rol të rëndësishëm e pozitiv për paqen e qëndrueshmërinë, si edhe për zhvillimin e lulëzimin e rajonit, madje edhe botës,” tha ai.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë bisedimeve, të dy palët shkëmbyen mendime mbi çështjet kryesore rajonale e ndërkombëtare, duke rënë dakord që të shtojnë bashkërendimin strategjik mbi çështjet globale me interes të përbashkët.