CMG-ja: Nga vjen impulsi i tregtisë së jashtme të Kinës?
2023-04-14 14:52:26

foto nga VCG

foto nga VCG

Në tregun e automjeteve elektrike të Tajlandës, cila markë shitet më mirë? Përgjigjja është: BYD, një markë kineze. Sipas të dhënave të fundit të uebsajtit zyrtar tajlandez "AutoLife", 2434 automjete elektrike BYD u shitën në mars, duke u radhitur në vendin e parë të shitjes së automjeteve elektrike për të tretin muaj me radhë në Tajlandë.

Kjo është një pasqyrë e pritjes së mirë të produkteve cilësore kineze jashtë vendit, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një aritkull të tij.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara të enjten nga Zyra e Përgjithshme e Doganave e Kinës, në tremujorin e parë të këtij viti, eksporti i automjeteve elektrike të udhëtarëve, baterive të litiumit dhe baterive diellore ka pasur rritje prej 66.9 për qind, dhe këto "tre produkte të reja" e kanë shtuar me 2 pikë përqindjeje rritjen e përgjithshme të eksporteve kineze.

Aktualisht, kërkesa e jashtme është dobësuar si pasojë e inflacionit të lartë në mbarë globin dhe mungesës së forcës nxitëse për rritjen e ekonomive kryesore. Sipas parashikimit të OBT-së, sivjet vëllimi i tregtisë globale të mallrave do të rritet vetëm 1 për qind, duke u ngadalësuar me 2.5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar. Edhe proteksionizmi tregtar e gjeopolitika  i kanë shtuar vështirësitë e zhvillimit të tregtisë së jashtme kineze.

foto nga VCG

foto nga VCG

Megjithatë, nga të dhënat e tremujorit të parë, del se vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave të Kinës pati një rritje prej 4.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i ndërmarrjeve kineze të import-eksportit arriti në 457 mijë, 5.9 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vjetshëm. Kjo tregon që tregtia e jashtme e Kinës u ka bërë ballë sprovave dhe ka pasur një nisje me një prirje të mirë dhe të qëndrueshme, duke hedhur një bazë të fuqishme për qëndrueshmërinë dhe ngritjen e cilësisë të tregtisë së jashtme në mbarë vendin.

Si barometri i ekonomisë kineze, pikënisja e mirë e tregtisë së jashtme pasqyron edhe fuqinë e besimin e ekonomisë kineze, komenton CMG-ja. Në raportin e saj mbi ekonominë e Azisë Lindore dhe të Paqësorit, të publikuar në fund të marsit,  Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes së ekonomisë kineze më 2023 në 5.1 për qind, shumë më tepër se parashikimi prej 4.3 për qind i bërë në janar. Rimëkëmbja e vijueshme e ekonomisë kineze do të nxitë edhe më tej kërkesën për importe dhe forcën e eksportit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Edhe nxitja e vazhdueshme nga Kina e hapjes së nivelit të lartë ka mbështetur fuqimisht tregtinë e jashtme. Sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë".  Në janar-mars të këtij viti, rritja e tregtisë së jashtme të Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" është 12 pikë përqindjeje më e lartë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme. Ndërkohë, Marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) do të hyjë në fuqi që nga 2 qershori i këtij viti në të 15 vendet anëtare dhe kjo do të zgjerojë më tej tregun e do të nxitë shkëmbimet tregtare, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)