Guvernatori i bankës qendrore: PBB-ja e Kinës do të rritet rreth 5 %, tregu i pronave po përmirësohet
2023-04-14 17:02:11

Guvernatori i bankës qendrore kineze Yi Gang duke folur në Forumin "Rruga financiare" në Pekin, Kinë, 21 tetor 2020. / CFP

Ekonomia kineze është në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritja pritet të jetë rreth 5 për qind këtë vit, tha në një fjalim guvernatori i bankës qendrore Yi Gang, gjatë pjesëmarrjes në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington.

Parashikimi është në përputhje me objektivin vjetor të qeverisë kineze. Yi tha gjithashtu se inflacioni i Kinës mbetet i ulët dhe tregu i pronave ka treguar ndryshime pozitive.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrat e financave të G20-s dhe guvernatorët e bankave qendrore që morën pjesë në mbledhje ishin përgjithësisht të një mendjeje se ekonomia globale është nën trysni të madhe, me rreziqe të ndërthurura të inflacionit të lartë, shtrëngimit të politikave monetare dhe tensioneve gjeopolitike, sipas një deklarate të Bankës Popullore të Kinës të premten.

Trazirat e fundit në sektorin bankar në ekonomitë e përparuara u diskutuan gjithashtu në mbledhje, ku në fokus ishte bashkërendimi i politikave për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyrtarët e pranishëm përkrahën forcimin e rrjetit global të sigurisë financiare, duke e vënë përsëri theksin në Shqyrtimin e 16-të të Përgjithshëm të Kuotave të FMN-së.

Kuotat janë burimi kryesor i fondeve për FMN-në, që nga ana e saj u jep hua vendeve të ndryshme në kohë krize. Shqyrtimi i 16-të i Përgjithshëm i Kuotave do të rishikojë përshtatshmërinë e kuotave dhe pritet të përfundojë më 15 dhjetor të këtij viti.