Të dhënat satelitore të vëzhgimit diellor të Kinës hapen për përdorim provë
2023-04-14 14:39:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat e vëzhgimit satelitor të Observatorit Diellor të Avancuar me bazë në Hapësirë (ASO-S) ishin të hapura për përdorim provë brenda dhe jashtë vendit, njoftoi “Xinhua” duke cituar autoritetet përkatëse.

Një konferencë për publikimin e të dhënave dhe trajnimin se si të përdoren të dhënat e vëzhgimit u mbajt në internet, ku morën pjesë rreth 400 ekspertë të fizikës diellore nga 25 vende.

ASO-S, sateliti i parë gjithëpërfshirës i Kinës për eksplorimin diellor, u lëshua në tetor të vitit të kaluar nga Qendra e Nisjes Satelitore Jiuquan në Kinën veriperëndimore.

Pas një gjysmë viti funksionimi në orbitë, sateliti ka marrë rreth 80 TB të dhëna të papërpunuara vëzhgimi diellore.

Duke folur në konferencë, Gan Weiqun, shkencëtari kryesor i satelitit, pasqyroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të fushës së hapjes së të dhënave të provës, duke përfshirë të gjitha vëzhgimet nga Imazheri me rreze X të fortë (HXI), disa vëzhgime nga MagnetoGrafi vektorial (FMG) dhe nga teleskopi diellor Lyman-alfa (LST).

“Në të ardhmen, ne do të bëjmë rregullime bazuar në testimin në orbitë të satelitit, duke i bërë përfundimisht të gjitha vëzhgimet e satelitit të disponueshme për publikun në kohë pothuajse reale”,- tha Gan.

Konferenca dyditore u bashkorganizua nga “Purple Mountain Observatory” nën Akademinë Kineze të Shkencave (CAS), Qendra Kombëtare e Shkencave Hapësinore nën CAS dhe Qendra Kombëtare e të Dhënave të Shkencës Hapësinore. (Irma)