Priten protesta të tjera mbarëkombëtare në Francë kundër reformës së pensioneve
2023-04-14 14:58:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sindikatat në Francë kanë bërë sërish thirrje për greva dhe protesta kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Autoritetet presin që deri në 600.000 persona të marrin pjesë në ditën e 12-të të protestave mbarëkombëtare.

Në protestë është planifikuar vendosja e 11.500 policëve, 4200 prej tyre në Paris, raporton “DPA”, citon “ATSH”.

Këshilli Kushtetues pritet të shpallë vendimin pas shqyrtimit të reformës, i cili mund ta rrëzojë reformën pjesërisht ose plotësisht, ose ta shpallë atë kushtetuese.

Protestat kundërshtojnë rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Qeveria e qendrës së djathtë kërkon të mbyllë një hendek të mundshëm në fondin e pensioneve, përmes reformës. Mosmarrëveshja u intensifikua pasi qeveria e kaloi propozimin në Asamblenë Kombëtare pa votim. (Irma)