Kina renditet e para në botë për nga numri i aeroporteve në lartësi
2023-04-14 15:07:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina renditet e para në botë për aeroportet në lartësi, me 43 të tillë që ndodhen në jo më pak se 1524 metra mbi nivelin e detit, njoftoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), citon “Xinhua”.

Midis tyre, 23 aeroporte janë në lartësi 2438 metra ose më të larta, ndërsa 20 aeroporte janë midis 1524 metra dhe 2438 metra mbi nivelin e detit.

Që nga viti 2012, sipas CAAC, teknologjia e vendit për ndërtimin e aeroporteve në zonat me lartësi të madhe është përmirësuar gradualisht.

Në 4411 metra mbi nivelin e detit, Aeroporti Daocheng Yading në provincën Sichuan është aeroporti më i lartë civil në Kinë dhe në botë. (Irma)