Media amerikane: Jetëgjatësia e parashikuar mesatare në ShBA pëson rënie serioze
2023-04-14 15:05:54

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas njoftimit të së mërkurës të revistës amerikane "Time", jetëgjatësia mesatare e parashikuar në ShBA ka pësuar rënien më serioze gjatë një shekulli. Por, sipas revistës, kjo shifër mesatare mbulon një dukuri më të ndërlikuar, atë që gjatë katër dekadave të kaluara, ka pasur disnivel më të madh ndërmjet rajoneve të ndryshme për sa i përket jetëgjatësisë.

Nga një kërkim del se jetëgjatësia e amerikanëve ka të bëjë me faktorë si pasuria, grupi etnik, rajoni etj. P. sh., të pasurit kanë jetëgjatësi më të madhe, ndërsa afroamerikanët më të shkurtër. Jetëgjatësia e parashikuar mesatare është më e lartë në shtetet me më shumë investime në ndihmën ndaj të varfërve e zgjerimin e sferës së sigurimeve mjekësore, dhe me politika më të rrepta në kontrollin e armëve. (Wang Lei/ Artan)