
Foto nga VCG
Rinis funksionimin korridori i grurit nga Ukraina në kuadër të Nismës për Drithërat e Detit të Zi, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve “Interfax”, citon “Xinhua”.
“Pas diskutimeve intensive brenda Qendrës së Përbashkët të Koordinimit (JCC), të mbështetur nga OKB-ja dhe Turqia, tashmë kanë rinisur inspektimet rutinë”, deklaroi Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së Antonio Guterres.
Më 11 prill, qendra nuk ishte në gjendje të kryente inspektime të anijeve pasi palëve u duhej më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi prioritetet operacionale, tha Dujarric, duke shtuar se 50 anije prisnin të lëviznin në portet e Ukrainës.
Incidenti shënoi pezullimin e parë të punës së korridorit të grurit në tetë muaj.
Më 22 korrik 2022, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara mbi eksportet e grurit dhe plehrave për të siguruar furnizimet në tregjet globale në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Deri më tani, Ukraina ka eksportuar më shumë se 27.5 milionë tonë ushqim nën Nismën e Drithërave të Detit të Zi.
Marrëveshja, fillimisht në fuqi për 120 ditë, u rinovua në nëntor 2022 dhe mars 2023. (Irma)
