Raporti: Nivelet bregdetare në Kinë për vitin 2022 më të lartat që nga 1980-a
2023-04-14 11:16:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nivelet bregdetare në Kinë vitin e kaluar arritën nivelin e tyre më të lartë që nga viti 1980, sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Burimeve Natyrore.

Nivelet bregdetare ishin 94 mm më të larta se nivelet mesatare të regjistruara midis viteve 1993 dhe 2011, thuhet në raportin vjetor që regjistron ndryshimet e nivelit të detit në Kinë, cituar nga “Xinhua”.

Sipas raportit, nivelet bregdetare në Kinë po rriten më shpejt mes ngrohjes së klimës. Nga viti 1980 deri në vitin 2022, nivelet bregdetare u rritën me një ritëm prej 3.5 mm në vit, ndërsa midis viteve 1993 dhe 2022, ritmi ishte 4 mm në vit.

Rritja e shkallës së rritjes së nivelit të detit mund të ketë një ndikim të qëndrueshëm në mjedisin ekologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të rajoneve bregdetare, paralajmëroi raporti.

Ministria e Burimeve Natyrore bëri të ditur se në vitin 2022, nivelet më të larta të zonave bregdetare kanë përkeqësuar valët e stuhisë dhe kanë kontribuar në përmbytjet në rajonet bregdetare. (Irma)