Shtigjet mjedisore në parqet kombëtare janë pajisur me sinjalistikë
2023-04-14 14:51:47

Parqet kombëtare në Shqipëri ofrojnë një larmishmëri shtigjesh mjedisore për të gjitha preferencat. Falë mbështetjes nga projekti “Përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të rrjetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”, zbatuar nga PNUD-i në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), janë rehabilituar shtigjet ekzistuese dhe janë hapur shtigje të reja mjedisore për “hiking” dhe “biking”, shkruan “ATSH”.

Shtigjet janë pastruar dhe janë pajisur me sinjalistikë informuese, orientuese dhe edukuese për vizitorët e parkut.

Të dhënave zyrtare tregojnë se: Parku Kombëtar Divjakë Karavasta ka 8 shtigje, 25.5 km; Parku Kombëtar Dajt, 6 shtigje, 12.5 km; Kompleksi Natyror Llogora - Karaburun, 5 shtigje, 70 km.

Projektet promovojnë turizmin e qëndrueshëm, sjelljen e përgjegjshme në zonat e mbrojtura dhe njëkohësisht mirëqenien e qytetarëve. (Irma)