Ministri kinez i Mbrojtjes do të vizitojë Rusinë
2023-04-14 18:54:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi nga 16-19 prill, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes kineze.

 

Zëdhënësi i kësaj ministrie Tan Kefei tha në një deklaratë se ftesa u bë nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

 

Foto nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës

Foto nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës

Gjatë vizitës, Li do të zhvillojë bisedime me zyrtarët ushtarakë rusë dhe do të vizitojë një akademi ushtarake.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tan shtoi se marrëdhëniet ushtarake midis Kinës dhe Rusisë, nën udhëzimin strategjik të dy krerëve të shtetit, kanë vazhduar të zhvillohen në një nivel të lartë. Sipas tij, është bërë përparim i ri lidhur me komunikimin strategjik, stërvitjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin pragmatik, gjë që ka ndihmuar në pasurimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për një epokë të re Kinë-Rusi.