Kina do të çojë ndihmë për projektet e bashkëpunimit Jug-Jug mbi ndryshimin e klimës
2023-04-13 16:16:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina së shpejti do të dërgojë materiale ndihme për një numër projektesh bashkëpunimi Jug-Jug mbi trajtimin e ndryshimeve klimatike, bëri të ditur Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Kina do t'i japë Kosta-Rikës gjashtë autobusë elektrikë për ta ndihmuar në zhvillimin e transportit me karbon të ulë, dhe do të çojë në Kiribati 5 000 sisteme fotovoltaike shtëpiake për prodhimin të energjis, si edhe 300 tonë çimento për ndërtimin e mureve detare, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të konsumit të energjisë elektrike dhe gërryerjes prej ujit detar, njoftoi ministria të martën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç kësaj, Kina do t'i dërgojë Botsvanës një stacion meteorologjik të lëvizshëm për të përkrahur forcimin prej këtij vendi afrikan të mbikëqyrjes meteorologjike dhe të kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike.

Si një vend i madh i përgjegjshëm në zhvillim, Kina ka nxitur aktivisht bashkëpunimin Jug-Jug për të trajtuar ndryshimin e klimës, theksoi Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas saj, deri tani Kina ka nënshkruar 45 dokumente bashkëpunimi mbi ndryshimin e klimës me 38 vende në zhvillim, duke u dhënë përkrahje këtyre vendeve në trajtimin e ndryshimit të klimës me mjete të ndryshme, përfshirë ndërtimin në bashkëpunim të zonave demonstruese të lëshimit të ulët të karbonit.