Popullsia e Japonisë në rënie për të 12-in vit radhazi
2023-04-13 11:14:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Popullsia në Japoni ra në 124.95 milionë në vitin 2022, duke shënuar vitin e 12-të radhazi të rënies, treguan të mërkurën të dhënat e qeverisë. Numri i përgjithshëm i popullsisë duke përfshirë të huajt shënoi një rënie prej 556.000 ose 0.44 për qind nga një vit më parë, sipas vlerësimeve të fundit të popullsisë të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell “Xinhua”.

Në numërimin e fundit, numri i personave nën moshën 15 vjeç arriti në 14.5 milionë, duke përbërë 11.6 për qind të popullsisë, ndërsa ata të moshës 65 vjeç e lart arritën në rreth 36.23 milionë, afro  29 për qind të totalit.

Nga popullsia totale, meshkujt përbënin 48.6 për qind me një rënie për të 15-in vit radhazi, ndërsa popullsia femërore regjistroi rënie për të 12-in vit radhazi në 51.4 për qind.

Kryeministri japonez ka premtuar në disa raste se do të fokusohet në politikat që lidhen me fëmijët këtë vit, duke u zotuar se do të trajtojë shkallën e ulët të lindjeve përmes hapave të pashembullt.

Në lëvizjen e fundit për të trajtuar rënien e lindjeve, qeveria japoneze vuri në veprim një organ të ri administrativ, Agjencinë e Fëmijëve dhe Familjeve, për t'i shërbyer më mirë politikave të vendit lidhur me fëmijët. (Elona)