Banka Botërore rrit perspektivën e rritjes globale për vitin 2023 prej rimëkëmbjes së Kinës
2023-04-13 10:19:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, deklaroi se huadhënësi ka rritur parashikimin e tij të rritjes globale për vitin 2023 në 2 për qind nga 1.7 për qind në janar për shkak të rimëkëmbjes së Kinës.

Sipas “Reuters”, cituar nga “China Daily”, Malpass ia atribuoi rishikimin në rritje një perspektive të përmirësuar pasi Kina rregulloi përgjigjen e saj ndaj Covid-19, me rritjen në vend që pritet të arrijë në 5.1 për qind këtë vit krahasuar me një vlerësim të mëparshëm prej 4.3 për qind.

Sipas tij, ekonomitë e përparuara po bëjnë gjithashtu pak më mirë sesa parashikonte banka. Megjithatë, shefi i Bankës Botërore paralajmëroi se trazirat në sektorin bankar dhe çmimet më të larta të naftës mund të ushtrojnë përsëri presion në rënie mbi perspektivat e rritjes dhe do të duhej kohë për të zgjidhur problemin e mospërputhjes së aktiveve bankare. (Elona)