Kinë, inteligjenca artificiale përparon me parashikimet globale të motit
2023-04-13 10:41:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një sistem të avancuar të parashikimit të motit të inteligjencës artificiale, duke tejkaluar parashikimet globale të motit me rreze të mesme përtej 10 ditëve, shkruan “Xinhua”.

Sistemi, “FengWu”, bazohet në arkitekturën e të mësuarit të thellë të shumë modeleve dhe shumë detyrave, të aftë për të gjeneruar rezultate të parashikimit global meteorologjik me precizion të lartë për 10 ditët e ardhshme në 30 sekonda.

Parashikimet globale të motit me rreze të mesme janë domethënëse në parashikimin meteorologjik dhe klimaterik për të parashikuar statusin e sistemit atmosferik në 14 ditët e ardhshme.

Krahasuar me modelet fizike tradicionale, “FengWu” e zvogëlon gabimin me 19.4 për qind dhe e zgjeron diapazonin e parashikimit në 10.75 ditë bazuar në të dhënat e rianalizës, sipas Laboratorit të Inteligjencës Artificiale të Shangait, një nga zhvilluesit e tij.

Në të ardhmen, sistemi mund të plotësojë modelet tradicionale fizike në digjitalizimin e parashikimit të motit dhe të mbështesë industri të tilla si bujqësia dhe pylltaria. (Elona)