FMN vlerëson se ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 3 për qind këtë vit
2023-04-13 10:58:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi se ekonomia e Ukrainës do të bjerë me 3 për qind këtë vit krahasuar me një tkurrje prej 30.3 për qind në vitin 2022, njoftoi agjencia e lajmeve “Ukrinform” e drejtuar nga qeveria ukrainase, duke cituar raportin e agjencisë.

Inflacioni në Ukrainë do të rritet lehtë, me çmimet e konsumit që do të rriten në 21.1 për qind këtë vit krahasuar me 20.2 për qind në vitin 2022, citon “Xinhua”.

Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë do të tkurret në 20.9 për qind në 2023-shin, nga 24.5 për qind vitin e kaluar, thuhet në raport.

Në fillim të këtij muaji, Banka Botërore vlerësoi se produkti i brendshëm bruto i Ukrainës do të rritet me 0.5 për qind këtë vit.

Sipas vlerësimit paraprak të qeverisë ukrainase, ekonomia e vendit u tkurr me 29.2 për qind në vitin 2022. (Elona)