Erdogan nis fushatën e rizgjedhjes, duke u zotuar të frenojë inflacionin në rritje
2023-04-13 10:27:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi fushatën e tij të rizgjedhjes të martën, me premtime për të ulur inflacionin në shifra njëshifrore dhe për të nxitur rritjen ekonomike, bën të ditur “Xinhua”.

“Ne do ta ulim inflacionin përsëri në shifra njëshifrore dhe patjetër do ta shpëtojmë vendin tonë nga ky problem”,- u tha Erdogan mbështetësve të tij në ceremoninë e fushatës zgjedhore në kryeqytetin Ankara.

Erdogan tha se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet synonte të arrinte një rritje ekonomike vjetore prej 5.5 për qind midis viteve 2024-2028, duke rritur produktin e brendshëm bruto në 1.5 trilionë dollarë deri në fund të 2028-s, citon “Xinhua”.

Pas dy dekadash sundimi, Erdogan kërkon një tjetër mandat presidence në zgjedhjet e planifikuara më 14 maj, ndërsa ekonomia e prekur nga inflacioni i lartë dhe monedha e dobët është një nga sfidat e tij më të mëdha.

Inflacioni vjetor i Turqisë ishte rritur për 17 muaj duke arritur në 85.5 për qind tetorin e kaluar, duke sjellë një rënie të mprehtë në fuqinë blerëse të familjeve turke. Norma u lehtësua në 50.5 për qind në mars.

Në përgjigje, Erdogan premtoi të përmirësojë mirëqenien e punonjësve, nëpunësve civilë dhe pensionistëve duke rritur gjithmonë pagat e tyre mbi inflacionin.

Qeveria e tij do të fokusohet në investimet, prodhimin dhe eksportet për të nxitur rritjen, duke synuar arritjen e vëllimit të synuar të tregtisë së jashtme, tha Erdogan. (Elona)