Shenyang ofron mbështetje për të rritur shkallën e lindjeve
2023-04-13 11:04:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shenyang, kryeqendra e provincës Liaoning të Kinës verilindore, filloi të japë subvencione në para duke filluar nga ky vit për të inkurajuar familjet që të kenë një fëmijë të tretë.

Çiftet në qytet kanë të drejtë të marrin një pagesë mujore prej 500 juanësh për fëmijën e tyre të tretë të lindur nga 20 janari derisa fëmija i tyre të jetë tre vjeç, sipas një plani zbatimi për optimizimin e politikës së lindjes dhe promovimin e zhvillimit afatgjatë dhe të balancuar të popullsisë, përcjell “Xinhua”.

Një numër qytetesh kineze kanë nxjerrë politika për të mbështetur lindjen e fëmijëve duke ulur koston e kujdesit ndaj fëmijëve. Në disa provinca dhe rajone, familjet me një fëmijë të dytë ose të tretë mund të marrin mbështetje nga qeveria në shkollim, sigurime mjekësore dhe banesa publike me qira.

Qytete të tilla si Shenzhen dhe Wenzhou kanë përfshirë familjet me një fëmijë në kërkimin e opinioneve për optimizimin e politikave për të mbështetur lindjen e fëmijëve. (Elona)