CMG: Si do t'u shpjegojë ShBA-ja aleatëve incidentin e "rrjedhjes së sekretit"?
2023-04-13 10:47:15

Qysh prej fillimit të marsit, e madje më herët, në internet u shfaqën me radhë mbi 100 dokumente "shumë sekret" të zbulimit ushtarak të ShBA-së. Këto dokumente kanë të bëjnë me përfshirjen e thellë të qeverisë amerikane në konfliktin Rusi-Urainë dhe me përgjimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të Koresë së Jugut dhe të Izraelit. Pas përhapjes për mbi një muaj, ky incident i "rrjedhjes së sekretit" nga Pentagoni është bërë i njohur në mbarë botën, duke u shndërruar në rastin më serioz të rrjedhjes së sekretit pas incidentit të "Wikileaks" në vitin 2013, shkruhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

foto nga CMG

Të martën, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri komentin e parë publik për këtë ngjarje. Ai pretendoi se e mori vesh vetëm një muaj pas daljes së këtyre dokumenteve. Ndërkohë, pala zyrtare amerikane, që është në gjendje shumë të pavolitshme, deklaroi se do të gjejë me të gjitha forcat fajtorin e këtij incidenti. Kjo nënkupton pranimin e tërthortë të vërtetësisë së këtyre dokumenteve, si dhe forcën dëmtuese të tyre për aleatët e ShBA-së, komentoi CMG-ja.

Gjatë disa dekadave, përgjimi pa  dallim i ShBA-së ndaj aleatëve të saj është bërë një "sekret i hapur". Megjithatë, ky zbulim i fundit i ka dëmtuar thellësisht aleatët e ShBA-së.  P. sh., në dokumentet e rrjedhura ka shumë hollësi lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë, përfshirë planin e sulmit pranveror të ushtrisë ukrainase dhe ndihmën e vendeve perëndimore ndaj Ukrainës në dislokimin e trupave dhe në dërgimin e armëve. Nga dokumentet del gjithashtu se ShBA-ja ka përgjuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në mënyrë të gjithanshme. Duke iu referuar burimeve pranë Zelenskyy-t, CNN-i njoftoi se pala ukrainase ka shprehur zhgënjim dhe zemëratë për rrjedhjen e informacionit. Krahas kësaj, edhe reforma e drejtësisë në Izrael dhe konsultimet e fshehta të funksionarëve të Koresë së Jugut për dhënien apo jo të armëve vdekjeprurëse Ukrainës kanë qenë nën përgjimin e ShBA-së.

Nga këto informacione del se ShBA-ja ka ndërhyrë dhe orvatet ta kontrollojë prirjen e situatës së konfliktit Rusi-Ukrainë dhe se ajo nuk beson asnjë vend, duke përfshirë aleatët e vet. Qoftë liderët e vendeve aleate, ashtu edhe evolucioni i luftës, janë një gur shahu i lojës hegjemoniste të ShBA-së, përfundon komenti i CMG-së.