Xi: Modernizimi i stilit kinez ka objektiva, plane dhe strategji
2023-04-13 17:19:30

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të mërkurën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet në Guangzhou të Kinës Jugore, bëri një vizitë inspektimi në Institutin e Grupit të Automjeteve GAC, ku komunikoi nga afër me përfaqësues të inxhinierëve, sipërmarrësve, punëtorëve dhe të kompanive të huaja.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi vuri në dukje që modernizimi i stilit kinez është i ndryshëm në thelb me modernizimin perëndimor. Modernizimi në vendet perëndimore është i polarizuar dhe është mbështetur në grabitjen e burimeve të të tjerëve. "Kjo është një rrugë të cilën ne nuk mund ta ndjekim. Modernizimi i stilit kinez bazohet në gjendjen reale të Kinës, përshtatet me gjendjen e Kinës dhe ka objektiva, harta e strategji të caktuara. Ne do ta çojmë përpara me hapa të vendosura," theksoi ai.