Projektet e transportit ecin me shpejtësi në Kinë
2023-04-13 15:49:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërtimi i infrastrukturës së transportit ka ruajtur një nivel të lartë operimi në Kinë vitet e fundit, veçanërisht në mes të vështirësive me Covid-19, duke rezultuar të jetë kyç në stabilizimin e ekonomisë në afat të shkurtër dhe do t'i shërbejë më mirë strategjive kryesore të vendit, zhvillimit ekonomik dhe social dhe mënyrës së jetesës në afat të mesëm dhe afatgjatë, thonë ekspertët.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, investimi i Kinës në asetet fikse të transportit është rritur me shpejtësi në 10 vitet e fundit, me një investim total prej 3.6 trilionë juanë (523.8 miliardë dollarë) në vitin 2021, një rritje prej më shumë se 50 për qind krahasuar në rreth 2.05 trilionë juanë në vitin 2011. Nga janari deri në nëntor 2022, Kina përfundoi 3.5 trilionë juanë investime të aseteve fikse në transport, një rritje prej 5.8 për qind në baza vjetore.

 

Shumë rajone provinciale në mbarë vendin kishin arritje të forta në sektor këtë vit, sipas planeve të investimeve të transportit dhe detyrave të ndërtimit të zbuluara nga autoritetet lokale të transportit.

Fatos Çoçoli (Foto CMG)

Fatos Çoçoli (Foto CMG)

Midis rajoneve të tilla, provinca Zhejiang e Kinës lindore bëri të ditur në një plan në janar se do të vendoste një objektiv rritjeje më të lartë për investimet e aktiveve fikse këtë vit sesa për ekonominë e përgjithshme dhe planifikoi të investojë mbi 1 trilion juanë në rreth 1000 projekte të mëdha, me grupin e parë me 791 projekte, duke përfshirë 540 në vazhdim dhe 251 të sapolançuara.

 

Sipas informacioneve të qeverisë, investimi në grupin e parë të projekteve arrin në 833.7 miliardë juanë.

 

“China Railway 24th Bureau Group Corp Ltd (CR24)”, një njësi e “China Railway Construction Corp”, njoftoi që punëtorët e saj, pas dy viteve punë të vështirë, kanë përfunduar më 3 prill gërmimin e tunelit Maguling në hekurudhën me shpejtësi të lartë Hangzhou-Wenzhou.

 

Përfundimi i projektit të tunelit shënon gjithashtu përfundimin e plotë të të gjitha punimeve të tunelizimit të seksionit Yongjia  në hekurudhë, duke hedhur një themel të fortë që linja e plotë të hapet për trafikun deri në qershor 2024.

 

I ndodhur në qarkun Yongjia(Jon gjia)  në Wenzhou, në provincën Zhejiang, tuneli përbëhet nga dy binarë me një hapësirë tuneli me një gjatësi totale prej 6.09 kilometrash dhe është projektuar për trenat plumbë që lëvizin me 350 kilometra në orë. Tuneli u ndërtua duke përdorur një metodë gërmimi nga të dy skajet.

 

Gërmimi përmes tunelit u përball me disa sfida, duke përfshirë thellësinë maksimale të vendit të gërmimit prej 496.2 metrash, formacionet shkëmbore të fragmentuara, zonat e thyerjes dhe kushte të tjera komplekse gjeologjike. Për të kapërcyer këto vështirësi, ekipi krijoi një sistem alarmi gjeologjik për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e shkëmbinjve.

 

“CR24” njoftoi se ka zbatuar disa masa për të siguruar ndërtim të sigurt dhe të qetë, duke përfshirë krijimin e një platforme të menaxhimit të informacionit për të përmirësuar kontrollin e ndërtimit brenda tunelit dhe forcimin e edukimit të sigurisë.

 

Përpara përfundimit të tunelit, “CR24” njoftoi se një projekt tjetër, gjithashtu në seksionin Yongjia - Ura Doumen Creek - përfundoi lidhjen e plotë më 1 prill. Ura 76 metra e lartë e vendosur në qarkun Yongjia në Wenzhou është një tjetër projekt historik për shkak të lartësisë së saj të rrezikshme dhe kërkesave të larta midis të gjitha vështirësive të ndërtimit.

 

“Duke marrë parasysh vështirësitë e ndërtimit, ne kemi dhënë dokumente udhëzuese për funksionimin e sigurisë për çdo ekip ndërtimi kur bëhet fjalë për çdo procedurë ndërtimi, për të dhënë prioritet sigurinë në këtë projekt, pasi siguria është çelësi për përfundimin në kohë të urës dhe për progresin e përgjithshëm”,- tha menaxheri i projektit të “CR24”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Menaxheri tha se ekipi zbatoi një kontroll të plotë të procesit në punën e ndërtimit, nga sistemi i reagimit ndaj emergjencave, mbrojtja nga zjarri dhe përdorimi i sigurt i energjisë elektrike deri te rregullimi i kanalit të kabllove dhe puna në lartësi.

 

Hekurudha me shpejtësi të lartë Hangzhou-Wenzhou është një kanal jetik në rajonin e deltës së lumit Yangtze dhe do të jetë mënyra më e shpejtë për pasagjerët që udhëtojnë midis qyteteve Hangzhou, Jinhua, Yiwu dhe Wenzhou në Zhejiang. Pas përfundimit, hekurudha do të lidhë një pasuri të burimeve turistike në këto qytete dhe do të promovojë zhvillimin e koordinuar të rajonit të deltës së lumit Yangtze.

 

Me përfundimin e saj, hekurudha e shpejtësisë së lartë do të përmirësojë shumë rrjetin e transportit rajonal dhe do të nxisë zhvillimin e ekonomisë së rajonit dhe industrisë së turizmit.

 

Roli jetik që luan infrastruktura në mbështetjen e rritjes ekonomike dhe zbutjen e tkurrjes së konsumit është theksuar në raportin e punës së qeverisë për këtë vit.