Ekspozita e Konsumit e Kinës, platformë e shërbimeve publike për shitblerjen globale
2023-04-13 14:54:10


Pajivoni i Francës në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit e Kinësfoto nga VCG

Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës po zhvillohet në qytetin Haikou të Kinës Jugore. Veprimtaria e sivjetshme, me temën "Ndarja e rasteve të hapjes, krijimi i jetës së bukur", shërben si një platformë publike për "shitblerjen globale".

Në këtë edicion të ekspozitës, objektivi kryesor i ndërmarrjeve kineze e të huaja pjesëmarrëse është vëzhgimi i ndryshimeve të reja të tregut të konsumit në Kinë dhe kërkimi i mundësive të reja tregtare gjatë rimëkëmbjes së konsumit.

Ambasadori i Francës në Kinë Bertrand Lortholar i tha gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se, gjatë tre vjetëve të kaluar, produktet e konsumit të nivelit të lartë që ka eksportuar Franca në Kinë janë dyfishuar, duke përfshirë parfume, artikuj kozmetikë, artikuj zbukurimi, produkte prej lëkure etj. Qysh prej vitit 2021, Kina është bërë tregu kryesor i eksportit të artikujve francezë të kozmetikës. Ambasadori tha se Ekspozita e Konsumit është një ndër platformat, të cilave ndërmarrjet franceze u kushtojnë rëndësi të madhe. Kësaj here, në pavijonin e Francës demonstrohen produket e 15 markave, nëpërmjet të cilave vizitorët mund të shijojnë atmosferën origjinale franceze.

foto nga

 Ambasadori i Francës në Kinë Bertrand Lortholar në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit e Kinës/ foto nga CMG

Konsumi shërben si bazë dhe nxitës i rritjes ekonomike. Aktualisht, ekonomia globale ndodhet përpara gjendjes serioze e të ndërlikuar dhe mungon forca nxitëse për rimëkëmbjen ekonomike. Ndërsa Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës, që zhvillohet për të tretin vit me radhë, tregon vendosmërinë e Kinës për ndarjen e rasteve të hapjes me botën.

Sipas z. Qin Yi, që përgjigjet për biznesin e orëve në degën e kompanisë "CASIO" në Kinë, kjo ekspozitë kineze u hap një dritare demonstrimi dhe u ofron një platformë tregtimi firmave të produkteve cilësore të konsumit të mbarë botës.

“Ekspozita e Konsumit na krijon një platformë shkëmbimesh me ndërmarrjet e tjera të botës, ndërmjet demonstrimit të teknologjive e produkteve të fundit. Pra, është një mundësi shumë e çmuar, nëpërmjet së cilës kemi kontakte të drejtpërdrejta edhe me konsumatorët, që t'u transmetojmë atyre konceptet tona të reja.”

foto nga VCG

Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës/ foto nga VCG

Si e parë ekspozitë në rang kombëtar me temën e produkteve cilësore të konsumit, Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit e Kinës ka luajtur rol gjithnjë e më të madh në çlirimin e potencialit të konsumit dhe në nxitjen e zhvillimit global. Z. Zheng Mingju, partneri për shitjen me pakicë dhe për produktet e konsumit të zonës pankineze të kompanisë së konsulencës "Ernst & Young", vuri në dukje që konsumi është bërë fokusi i ekonomisë dhe shoqërisë në Kinë dhe, me këtë rast, ekspozita e konsumit, si platformë e shërbimeve publike për "shitblerjen globale", pa dyshim ka luajtur një rol shumë të madh. Kjo ekspozitë është jo vetëm në favor të zgjerimit të kërkesës së brendshme, por ndihmon edhe në "daljen jashtë vendit" të kompanive cilësore kineze.