Kina angazhohet për garantimin e sigurisë energjetike
2023-04-13 11:54:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të garantojë sigurinë energjitike ndërsa konsumi i energjisë vazhdon të rritet, u shpreh në një konferencë shtypi të mërkurën kreu i Administratës Kombëtare të Energjetikës, Zhang Jianhua.

Ai e pranoi që energjia fosile do të vazhdojë të luajë një rol kyç në përmbushjen e rritjes së kërkesës për energji, pavarësisht nga zhvillimi i burimeve të reja të energjisë, mungesa e disa teknologjive kyçe energjetike dhe moti ekstrem.

Zhang përmendi metoda të shumta për sigurimin më të mirë të furnizimit të energjisë, duke përfshirë forcimin e aftësive të furnizimit me burime të ndryshme energjetike, të tilla si energjia fosile, nafta e gazi dhe energjia e pastër, si dhe shtimin e rezervës energjetike  të vendit.

Kreu i Administratës Kombëtare të Energjetikës përmendi gjithashtu nevojën e forcimit të vetëmbështetjes në zinxhirin e furnizimit me energji, si edhe të nxitjes së zhvillimit të teknologjive kryesore në këtë sektor.

Përveç kësaj, Kina do të nxisë kalimin drejt energjisë me lëshim të ulët karboni për të rritur konsumin e energjisë jofosile.

Zhang theksoi në fund rëndësinë e forcimit të parashikimit dhe paralajmërimit të hershëm të rreziqeve ndaj sigurisë energjetike.