Media hongkongase: Po shfaqet vala e "largimit nga dollari amerikan"
2023-04-13 15:13:18

foto nga VCG

Në një artikull të botuar të hënën në gazetën hongkongase "South China Morning Post" thuhet se, pas ruajtjes prej disa dekadash të statusit hegjemonist të ShBA-së, shumë vende të botës kanë filluar ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj dollarit amerikan dhe po shfaqet vala e "largimit nga dollari amerikan".

Në artikull vihet në dukje se vendet e ASEAN-it, të BRICS-it e të OBSh-së po nxitin bashkërisht zhvillimin e modeleve të reja të tregtimit dhe të pagesave dypalëshe. Ndërkohë, edhe ato vende që kanë pësuar sanksione nga ShBA-ja dhe kanë vuajtur nga "armëzimi" i dollarit, kanë nisur të kërkojnë një mekanizëm të ri të tregtisë ndërkombëtare, në vend të mbizotërimit të ShBA-së.

Sipas artikullit, me daljen e mekanizmave zëvendësues të sistemit ekonomik të mbizotëruar nga ShBA-ja, më shumë vende po fillojnë ta pakësojnë vartësinë ndaj dollarit amerikan. "Rënia e besimit" ndaj ShBA-së dhe dollarit është bërë dukuri e përgjithshme në mbarë globin. (Wang Lei/ Artan)