“Colour Day Festival” vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi
2023-04-13 11:02:21

Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival”, vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit, festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe, e cila do të mbahet në datën 20 maj në sheshin “Nënë Tereza”, bën të ditur “ATSH”.

““Colour Day Festival”, festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj, sheshi “Nënë Tereza”, hyrja falas”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe dixhej të njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash. (Elona)