Fixhi përballet me krizë uji për shkak të thatësirës
2023-04-13 10:02:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fixhi po përballet me një krizë uji në ishullin kryesor Viti Levu, për shkak të thatësirës gjatë këtij sezoni zakonisht me shi.

Me një njoftim për ndalimin e ujit në fuqi për njerëzit që jetojnë përgjatë korridorit Lami-Suva-Nausori, konsumatorëve u kërkohet të shmangin çdo përdorim jothelbësor të ujit, sepse të gjithë duhet të angazhohen për të kursyer ujin që të përballohet periudha e thatë e paprecedentë, njoftoi Autoriteti i Ujit (WAF), citon “Xinhua”.

Drejtori i WAF, Amit Chanan, deklaroi se ka një hendek midis ofertës dhe kërkesës prej 3 milionë litra ujë në baza ditore për shkak të problemeve të infrastrukturës, sipas faqes së lajmeve të “Fijivillage”.

Sipas tij, thatësira e ka përkeqësuar shumë situatën. Për momentin, theksoi ai, për shkak të motit të thatë, hendeku është 7 milionë litra dhe nëse sasia e ujit në lumenj vijon të bjerë, prodhimi do të ulet më tej dhe ai hendek do të bëhet më i madh.

Ai paralajmëroi se nëse flukset e ulëta të parashikuara vazhdojnë, hendeku do të bëhet më i madh dhe do të vështirësohet edhe funksionimi i sistemit për ta. (Elona)