Xi Jinping-u inspekton punën në Guangzhou
2023-04-13 12:07:58

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi me radhë bazën e prodhimit "LG Display" dhe kompaninë e automjeteve të energjisë së re "AION" të Grupit GAC në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong. Xi u njoh me gjendjen e nxitjes së hapjes me botën e jashtme, të zhvillimit me cilësi të lartë të sektorit të prodhimit, të risive tekniko-shkencore, të krijimit të markave të pavarura prej kompanive etj., duke zhvilluar shkëmbime mendimesh me përfaqësues të kompanive, studiues e punonjës.

Kompania "AION" është një ndër sipërmarrjet kryesore të automjeteve me energji të re në Kinë dhe zotëron teknologji të përparuara botërore për sa u përket baterive, motorit, kontrollit elektronik etj. Në vitin 2022, vëllimi i shitjes së automjeteve me energji të re i kësaj kompanie arriti në 271 mijë, duke u shtuar 126 % në krahasim me vitin 2021. (Fani)