Zv.presidenti kinez takon kryeekzekutivin e "Intel", premton mjedisi biznesi të orientuar nga tregu
2023-04-13 16:33:50

Foto: Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng (djathtas) takohet me kryeekzekutivin e "Intel" Pat Gelsinger në Pekin, Kinë, 12 prill 2023. / "Xinhua"

Kina do të vazhdojë të nxisë një mjedis biznesi të ndërkombëtarizuar, të orientuar nga tregu dhe të bazuar në ligj, u shpreh zëvendëspresidenti kinez Han Zheng gjatë takimit të mërkurën në Pekin me kryezyrtarin ekzekutiv të kompanisë "Intel" Pat Gelsinger.

Han vuri në dukje që Kina zbaton politikën bazë shtetërore të Reformës e Hapjes e do të vazhdojë të ofrojë shërbime më të mira për kompanitë e huaja, duke ndarë mundësitë e reja të zhvillimit me kompanitë e të gjitha vendeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tij, globalizimi ekonomik është një prirje e papërballueshme dhe kompanitë ndërkombëtare duhet të kapërcejnë vështirësitë e sfidat për të nxitur bashkëpunimin më të mirë në tregtinë dhe industrinë globale.

"Intel" është i mirëpritur të qëndrojë i angazhuar ndaj tregut kinez dhe të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-ShBA dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë së zinxhirëve globalë të industrisë e furnizimit, tha zëvendëspresidenti kinez.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një njoftimi për shtypin, Gelsinger vlerësoi lart arritjet e Kinës në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe falënderoi qeverinë kineze për përpjekjet e saj të gjata e të vazhdueshme për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe mbrojtjen e të drejtave e të interesave të investimeve të kompanive të huaja.

Ai shtoi që "Intel" është optimist rreth perspektivës së tregut kinez dhe do të vazhdojë të shtojë investimet e të thellojë bashkëpunimin me Kinën.