Fluks i madh emigrantësh në Itali, qeveria shpall gjendje emergjence për një periudhë gjashtëmujore
2023-04-13 11:00:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria italiane ka shpallur një gjendje gjashtëmujore emergjence për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të emigrantëve nga Afrika e Veriut që shkojnë në atë vend përmes detit Mesdhe.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së emergjencës mundëson lëvrimin e deri në 5 milionë euro dhe përkon me mbërritjen në vend të rreth 3 mijë emigrantëve gjatë tre ditëve të fundit, bën të ditur “RTSH”.

Një numër barkash kanë mbërritur në ishullin e Lampeduzës, ndërkohë që duke nisur nga e premtja që lamë pas, Roja Bregdetare ka shpëtuar rreth 2 mijë emigrantë në det.

Numri i emigrantëve që kanë shkuar në Itali është shtuar ndjeshëm në krahasim me vitin e shkuar, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së koalicionit të djathtë për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm. (Elona)