Inflacioni i konsumatorit në Kinë arrin nivelin më të ulët të 18 muajve
2023-04-13 09:57:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inflacioni i konsumatorit në Kinë u lehtësua në mars në nivelin më të ulët në 18 muaj, ndërsa çmimet në hyrje të fabrikës patën një rënie vjetore për të gjashtin muaj, treguan të dhënat zyrtare nga Zyra e Statistikave (NBS), citon “China Daily”.

Indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 0.7 për qind nga një vit më parë në mars, nga 1 për qind në shkurt, sipas të dhënave.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 2.4 për qind në mars krahasuar me një vit më parë, nga 2.6 për qind në shkurt. Mishi i derrit, një element kryesor në kuzhinën kineze, pari rritje të çmimit me 9.6 për qind, nga një rritje prej 3.9 për qind në shkurt.

Çmimet e frutave të freskëta dhe shpendëve janë rritur përkatësisht me 11.5 për qind dhe 7.4 për qind, nga 8.5 për qind dhe 6.4 për qind në muajin shkurt. Çmimet e vezëve u rritën me 7.8 për qind pas rritjes prej 7.9 për qind në muajin shkurt, ndërsa çmimet e perimeve të freskëta ranë me 11.1 për qind pas rënies prej 3.8 për qind në muajin shkurt.

Në bazë mujore, CPI e marsit ra me 0.3 për qind pas një rënie prej 0.5 për qind në shkurt, bëri të ditur NBS.

Rritja e CPI-së bazë, e cila përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë dhe konsiderohet një matës më i mirë i marrëdhënies ofertë-kërkesë në ekonomi, u rrit me 0.7 për qind në baza vjetore në mars, nga një rritje prej 0.6 për qind në shkurt.

Dong Lijuan, statisticien i NBS-së, tha se inflacioni i konsumatorit u lehtësua në mars për shkak të rifillimit të vazhdueshëm të prodhimit dhe jetës, si dhe furnizimeve të mjaftueshme të tregut, ndërsa rënia e çmimeve të fabrikës u ndikua nga një bazë e lartë krahasimi në vitin e kaluar.

Indeksi i çmimeve të prodhimit, i cili mat çmimet e fabrikës, ishte 2.5 për qind më i ulët nga një vit më parë në mars, krahasuar me një tkurrje vjetore prej 1.4 për qind të parë në shkurt, njoftoi NBS.

Sipas statistikave, në baza mujore, në mars nuk u regjistrua asnjë rritje apo rënie e çmimeve të fabrikës. (Elona)